"Pse më thua opozitar"/ Erion Braçe "kapet" me moderatorin: Unë jam realist, i them gjërat ashtu siç janë

6 February 2023, 18:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pse më thua opozitar"/ Erion Braçe "kapet" me
Erion Braçe dhe Thimi Samarxhiu

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin "Zona Zero" në Top News, ku ka folur në lidhje me kritikat ndaj Qeverisë sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë dhe shumë çështje të tjera.

Por, në nisje të emisionit moderatori Thimi Samarxhiu e konsideroi Braçen si "opozitar" gjë e cila nuk i pëlqeu aspak deputeti socialist. Ai tha se është realist dhe jo opozitar.

Braçe: Nuk e kuptoj pse më thoni kështu..

Samarxhiu: Ishte në formë komplimenti opozitar

Braçe: Po dakord, po opozitar, unë nuk bëj opozitë, unë jam realist, them gjërat ashtu si janë...


Video