Kush e spiunoi? Kapet në Rinas 33-vjeçari me mbi 21 mijë paund të fshehura në trup

6 February 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush e spiunoi? Kapet në Rinas 33-vjeçari me mbi 21 mijë paund
Pamje nga aksioni

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është kapur në Rinas me mbi 21 mijë paund të padeklaruara. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.K., i cili i kishte fshehur paratë në pjesët e trupit.

"Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte." thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritet njoftojnë se operacioni “Action” u ekzekutua pas marrjes së informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar dhe shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Të dy personat janë vënë nën hetim për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”.


Video