Me shpronësimin e tokës në Palasë, Edi Rama shpëtoi veten
4 Shtator, 16:52Fokus

Një grua invalide tha se i kishin prerë dritat, ndërsa pohoi se me 90 mijë lekë ndihmë nuk mund të mbijetonte.
Ajo tha se ishte në gjendje ekstreme varfërie dhe ishte e harruar nga shteti, shkruan News24.
“Jam invalide dhe më kanë prerë dritat! Jam pa drita dhe ku thërret qameti!
Më kanë vdekur prindërit, jam e vetme fare, jam invalide me 90 mijë lekë (të vjetra) pension.
Si do t’i marr ilaçet unë? Unë nuk kam as lavatriçe, as frigorifer, asgjë. Jam e vetme komplet.
Jam invalide pune, të rri pa drita unë?
Jam shumë e sëmurë, kam qenë dy javë shtrirë. Më kanë ndihmuar komshitë.
Çfarë do bëj unë me aq lekë?” tha ajo e përlotur gjatë protestës së sotme.