VIDEO: Zjarr i frikshëm në zonën e Llamanit në Himarë

13 Korrik 2026, 19:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke.

Në vendngjarje ndodhen pesë mjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të shërbimeve të emergjencës, të cilët po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po ndërhyjnë në pikat më problematike.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara.

 


Video