Protesta e opozitës, Proda u lë porosi drejtuesve të komisariateve: Mos u provokoni!

7 Tetor 2024, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Proda

Një ditë para protestës së sotme të lajmëruar nga opozita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda ka takuar drejtorin e Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve në kryeqytet.

Mësohet se gjatë takimit të pasdites së djeshme në fokus kanë qenë masat e ndërmarra gjatë tubimit.

Që prej pasdites së djeshme policia ka kaluar në gatishmëri dhe në terren pritet të jenë rreth 1500 efektivë të pajisur me maska kundragaz.

Një nga porositë e Prodës është kontrolli për personat e dhunshëm që marrin pjesë në protesta, ndërsa efektivëve u është kërkuar të mos provokohen nga dhunuesit.

Kujtojmë që kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga opozita që pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ky do të jetë fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e një qeverie teknike që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.

 

Video