Ky është autori i vrasjes në Sarandë! Ekzekutoi shokun që e mbante prej një viti në shtëpi

7 Tetor 2024, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Admir Ferik Beqiri

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë  Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që dje i mori jetën, që të jetonin së bashku.

Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin.

Në foto është autori i dyshuar i krimit, Admir Beqiri, tashmë i arrestuar dhe që do merret në pyetje nga policia.

Dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e djeshme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.

Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, kurse autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.

 


Video