Shembet masivi shkëmbor, bllokohet për disa orë rruga nacionale Burrel-Skuraj

6 October 2024, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet për disa orë rruga nacionale

Rruga nacionale Burrel–Skuraj është bllokuar për disa orë për shkak të shembjes masive të gurëve dhe shkëmbinjve. Më problematike situata është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku pas reshjeve të shirave ditët e fundit rënia e gurëve të mëdhenj ka qenë e vazhdueshme.

Një masiv shkëmbor është shkëputur këtë të dielë nga shpati i malit duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët. Këta të fundit shprehen se e gjithë rruga është e pa sigurt ku përveç gropave dhe dëmtimit të asfaltit, rrezik përbëjnë gurët e shkëmbinj që shkëputen herë pas here nga shpati i malit.

“Na ka ruajtur se siguri nuk ka këtu. Punëtorët mundohene pastrojnë çdo ditë por këtu bien çdo ditë. Duhet të ketë rrjeta mbrojtëse. Rruga është e rrezikshme, Nga këtu deri në Burrel është e gjitha me gropa. Është e pakalueshme”, shprehen banorët.

Rënia e gurëve në këtë aks rrugor ka qenë një problem i vazhdueshëm pasi mungojnë rrjetat mbrojtëse në të gjithë aksin nga Shkopeti e deri tek ura e Ulzës ku është e domosdoshme vendosja e tyre.


Video