BILANCI javor/ Policia Rrugore e Tiranës: Rreth 11 mijë gjoba, 1.674 në ditë! (29 arrestime dhe procedime penale)

6 Tetor 2024, 12:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publik ditën e sotme bilancin për javën që lamë pas, ku bëhet me dije se janë vendosur 11.722 gjoba, mesatarisht 1,674 në ditë për periudhën.

Sipas Policisë, janë bërë 29 arrestime dhe procedime penale, ku 4 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

6 persona për pa leje drejtimi, si edhe  të tjerë për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotik dhe korrupsion aktiv.


Njoftimi i policisë Rrugore Tiranë:

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

29 Arrestime dhe procedime penale:

4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

6 persona për pa leje drejtimi.

15 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

2 largim nga vendi i aksidentit.

1 person u procedua për korupsion aktiv.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

11.722 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.

22 masa për xhama të zinj.

265 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

267 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

656 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

456 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8.451 masa për qëndrim të gabuar.

794 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

14 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

10 raste për tejkalim shpejtësie.

16 raste të ndryshme  

9 automjete u bllokuan, përfshirë 5  për mos pasjen e dokumentave me vete.

Video