Problemet shëndetësore, GJKKO: Lefter Koka do të kurohet në ambientet e QSUT

25 Nëntor 2022, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Posaçme i dha të drejtë Lefter Kokës për të kryer vizita mjekësore edhe jashtë ambienteve të paraburgimit, si në QSUT apo edhe qe qendra spitalore te veçanta.

Ky vendim i gjykatës ka ardhur pas akt ekspertimit të mjekësisë ligjore se gjendja e ish ministrit është e rënduar, veçanërisht e rënduar.

Por kjo arsyeton gjyqtari Erjon Bani nuk përbën arsye që atij t’i zëvendësohet masa e sigurimit personal pasi veprat penale për të cilat ai akuzohet e tejkalojnë masën e dënimit që ai mund të ketë.

Legjislacioni parashikon që zbutja e masës së sigurimit kryhet në një moment kur dënimi i parashikuar është deri në 5 vjet.

Pastrimi i parave e korrupsioni kryet këto në bashkëpunim, janë vepra që dënimi parashikohet të jetë nga 15-35 vjet heqje lirie.

Përballë këtyre kushteve ish ministrit, Lefter Koka iu mohua një masë më e butë sigurimi se ajo e arrestit në burg për inceneratorin e Elbasanit.

Jo më larg se dje, Kokës iu rrëzua edhe kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit personal nga Apeli i Posaçëm edhe për inceneratorin e Fierit.

Video