Privatizimi i ish-klubit “Partizani”, SPAK merr në pyetje edhe ish-ministrin Gazmend Oketa

21 September 2022, 17:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Privatizimi i ish-klubit “Partizani”, SPAK merr në pyetje edhe
Gazmend Oketa

Për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” ka dëshmuar ditën e sotme në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.

Ai është marrë në pyetje për rreth një orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit "Partizani".

Për këtë çështje u mor në pyetje ditën e sotme edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, teksa javën e ardhshme pritet të thirret dhe Sali Berisha.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.


Video