Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është 21-vjeçari Xhemal Letija. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s.
Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencën për ta shpëtuar të riun, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e automjeteve të tjera në aksidentin fatal, teksa hipotezat më të mundshme që po shqyrtohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit janë zënia e gjumit nga ana e drejtuesit ose ndoshta një përpjekje për të shmangur një kafshë në rrugë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.