“Po vdes-po vdes”/ Dëshmitarja rrëfen fjalët e fundit të shqiptarit: Një vajzë ulërinte

21 September 2022, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Po vdes-po vdes”/ Dëshmitarja rrëfen fjalët e fundit

Mbrëmjen e së premtes në Itali humbi tragjikisht jetën 23-vjeçari shqiptar Emanuel Rroku. Një dëshmitar ka treguar momentin tragjik ku u vra shqiptari.

“Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte. Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë”, tha ajo.

Shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën.


Video