'Ja morën lojërat e fatit', Berisha: Rama e di ku është Martinaj, thonë është ndarë në 6 copa

21 September 2022, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ja morën lojërat e fatit', Berisha: Rama e di ku
Në foto: Ervis Martinaj dhe Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë dijeni për fatin e Ervis Martinajt.

Berisha u shpreh se pasi i morën lojërat e fatit ngrenë pyetjen se ku ndodhet ai ndërsa shtoi se si i përfolur për hapjen e lojërave të fatit sot pas zhdukjes së Martinajt, është pikërisht vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

'Ky është i çmendur, i pangopur, vjedhja shtohet me të vjedhur. Nuk ka sektor që ky nuk ka shtri tentakulat e veta, ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. Po e di vetë ai ku është, ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është njeriu i përfolur për lojërat e fatit. Shko pyet Batonin, a nuk shkruajti ai që është me 6 copa.

Shikoni tani, një njeri i zhdukur që thotë është në 6 copa në prokurori, do thoni nuk e tha Fuga po e thanë Fugat e tij. A nuk ishte Batoni që na thoshte se Linda është për presidente? S'ka më të mirë se Lindën për presidente, ai është zëdhënësi i familjes. Cfarë prokurorie është kjo që thuhet se mban një kufomë me 6 copa, pse nuk bën përgënjeshtrim, po njeriu cfarëdo që t'i ketë ndodhur nuk trajtohet në këtë mënyrë, nëse është në 6 copa familja njoftohet', tha Berisha.


Video