Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
43-vjeçari që u arrestua sot në Sarandë pasi vodhi një sasi parash dhe disa bizhuteri në një dyqan rezulton të jetë Ibrahim Duda.
Ky i fundit është autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ne prill te këtij viti në qytetin bregdetar.
Duda mesa duket kishte thyer edhe arrestin e shtëpisë pasi kjo masë sigurie i ishte vendosur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Largësia e banesës ku duhet të qëndronte me masën arrest shtëpie Durda ishte 300 me argjendarinë. Ngjarja e ndodhur dje, ndërkohë që autori është identifikuar dhe arrestuar.
Video e marrë nga Report TV: