Prej katër muajsh e zhdukur, policia publikon foton e gruas: Kush ka informacion të kontaktojë

7 March 2024, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej katër muajsh e zhdukur, policia publikon foton e gruas: Kush ka

Shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e saj në datë 15.11.2023.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur gjetjen e saj, duke i kërkuar atyre që kanë informacion të kontaktojnë në numrin 112.

Policia thotë gjithashtu se pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor.

Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.

DVP Tiranë kërkon mbështjetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112.


Video