Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi paditet nga ish gruaja për dhunë!

7 March 2024, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi paditet nga ish gruaja për dhunë!
Nurie Neranxi/ Nikollaq Neranxi

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr 6 në Tiranë për dhunë sistematike ndaj saj.

Zonja Nurie Neranxi e ka bërë denoncimin rreth ores 19:00 të datës 6 mars, ndaj Nikollaq Neranxit duke pretenduar se Neranxi ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ajo ka kërkuar t'i plotësohet kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, shkruan tema. 

Nga ana e policisë nuk ka ende veprime proceduriale, të cilat ndoshta janë në fazë hetimi dhe verifikimi.


Video