KREDO dhe IUTE fusin dorën thellë në xhepat e qytetarëve, mbi 31...
18 Gusht, 12:21Fokus
Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.
Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.