Po shkonte të merrte shërbimin e turnit të tretë, makina përplas efektivin e policisë te vizat e bardha

9 Gusht 2025, 22:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbëmje në qytetin e Shkodrës, ku makina ka përplasur punonjësin e policisë teksa shkonte të merrte shërbimin e turnit të tretë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Partizani”, kur B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë, ka përplasur këmbësorin P. K., 60 vjeç, punonjës policie.

Burime zyrtare policore thanë se efektivi ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

“Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, u bë e ditur në njoftimin zyrtar.

Policia Rrugore dhe ekspertët po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.


Video