Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte s*ksualisht dy gra!

9 August 2025, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte s*ksualisht
Korçë

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase.

Njoftimi i policsë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


Video