Rrethimi i News24 nga Policia/ Qëndresa Qytetare: Akt i denjë për vendet autoratike!

9 Gusht 2025, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Organizata "Qëndresa Qytetare" ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në reagim thuhet se Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit News 24 dhe mediave partnere Ballkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama.

Qëndresa Qytetare shton se gazetarët po pengohen të futen në vendin e punës dhe ky është një akt i denjë për vendet autoratike.

Sipas organizatës, ky aksion është i papranueshëm sa kohë në këtë vend sipërmarrjet e sekuestruara të grupeve të strukturuara kriminale të trafikut ndërkombëtarë të drogës operojnë lirisht pa u penguar nga institucionet.

Në deklaratë thuhet se Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e News 24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.

Reagimi:

Qëndresa Qytetare: Mësymja ndaj News 24 sikur të ishte aset i aktivitetit kriminal dhe jo media informative në vend.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit News 24 dhe mediave partnere Ballkanwe, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama.

Gazetarët po pengohen të futen në vendin e punës dhe ky është një akt i denjë për vendet autoratike.

Ky aksion është i papranueshëm sa kohë në këtë vend sipërmarrjet e sekuestruara të grupeve të strukturuara kriminale të trafikut ndërkombëtarë të drogës operojnë lirisht pa u penguar nga institucionet.

Qëndresa Qytetare kërkon që ky aksion së pari të ketë transparencë për shkak se në lojë është fati i një ndër mediave informative më të rëndësishme në vend, aq më tepër në një kohë kur liria e medias ka pësuar regres të ndjeshëm.

Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e News 24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.

Një vend që cënon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit.


Video