E rëndë në Berat / Kishin dalë për gjah, 53-vjeçari vret aksidentalisht shokun

8 August 2025, 23:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Berat / Kishin dalë për gjah,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit.

Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.


Video