Agjencia mediatike News24 pretendon se ambientet që deri ditën e djeshme përdoreshin prej saj, tashmë janë në dorë të ushtrisë shqiptare.
Në një transmetim "online", ata bëjnë me dije se forcat e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë në ambientet e News24 dhe Panorama mëngjesin e sotëm, tashmë janë tërhequr, ndërsa ndërtesën e ka marrë në administrim ushtria.
Lajmi se qeveria kishte përcaktuar ambientet e News24 në Shkozë të Tiranës, për vendosjen e kompanisë KAYO u bë i ditur disa muaj më parë. Shqetësimi kryesor në atë kohë ishte te fakti se ambientet do të kthehen në një fabrikë armatimesh, çka mund të sjellë rreziqe pasi ndodhet e rrethuar nga zonë e banuar.
Objekti shtetëror ishte dhënë me qira te kompania mediatike.