Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Raste të shumta të zhdukjes së shqiptarëve janë regjistruar kohët e fundit në Greqi, teksa mediat fqinje kanë raportuar së fundmi një tjetër rast të zhdukjes së një shqiptari në Selanik.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Ili Mera. Ai rezulton i zhdukur që prej mesditës së datës 1 Nëntor nga zona e Arethousa, Selanik.
Mediat greke raportojnë se ditën e zhdukjes, 51-vjeçari ishte në punë në zonën e Arethousa-s. Për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai shkoi në një stacion autobusi aty pranë për t'u kthyer në shtëpi në liqenin e Selanikut dhe që atëherë është zhdukur duke mos patur më asnjë gjurmë prej tij.
