Sinqeriteti në kulm, biznesmeni lushnjar e thotë në sy të Ramës: Hajde punoni, se japim më shumë lekë sesa deklarojmë

5 November 2022, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sinqeriteti në kulm, biznesmeni lushnjar e thotë në sy të
Kryeministri Rama me sipermarresin ne Lushnje

Kryeministri Edi Rama vijon turin e vizitave në të gjitha bashkitë, ku ditën e sotme është ndalur në Qarkun e Fierit, më konkretisht në bashkinë e Lushnjës dhe të Mallakastrës. Ai ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit në Lushnjë.

Në fjalën e tij, një biznesmen lushnjar, u bëri thirrje shqiptarëve që të rikthehen në vendin e tyre dhe të punojnë sepse pagat janë rritur. Madje, ai tha se punëtorët paguhen më shumë sesa ç’deklarojnë bizneset në zyrat e Tatimeve.

“Sot tregu ka një etje, që këto miliona euro që ne po diskutojmë, i realizon shumë shpejt industria përpunuese. Ka shumë për të thënë, po unë u bëj thirrje të gjithëve të kthehen, se rrogat ne i kemi çuar më shumë se ç’deklarojmë”, u shpreh ai.

Kësaj deklarate Rama nuk mund të mos i përgjigje. Sipas tij, kjo është në dëm të shtetit por ata e kanë toleruar fshatin.

“Edhe e thotë ky këtë, dhe e dini pse e thotë, sepse ndërkohë ne kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës. Të gjithë marrin më shumë se ç’deklarohet. Ky është problem për ne si shtet, por të fshati nuk e kemi gërmuar këtë pjesë”, tha kryeministri.


Video