'Kujdes, droni ju vëzhgon'/ Policia: Kapen ‘mat’ shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor (Video)

5 November 2022, 09:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Kujdes, droni ju vëzhgon'/ Policia: Kapen ‘mat’

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Në pamjet në fjalë shihen automjete që nuk respektojnë sinjalistikën, ndërkohë që drejtuesit janë kapur mat nga dronët edukues.

“Një ndër objektivat e “dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë


Video