Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Itali.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në një kantier ndërtimi në Chiabotto di San Giorgio, ku shqiptari ka qenë duke punuar.
Viktima ishte një punëtor 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Casale, i cili ra nga çatia e pallatit ku po punonte. Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.
Në vendngjarje shkuan agjentët e komisariatit të, cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.