54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal në zonën e parkut të Korçës, mbrëmjen e 31 gushtit 2025.
Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Motivi i sherrit nuk është ende i qartë, dhe nga policia argumentohet si “banal” por të gjithë të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.
Pa gjë nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit ku ndodhi sherri, i cili është vënë nën hetim për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar.