“Plas” sherri në Korçë, dhunohet oficeri i policisë brenda lokalit

19 Qershor 2024, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Pas një konflikti në një lokal, një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës ka mbetur i plagosur.

Top Channel raporton se sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit juglindor. Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit. Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.

Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video