Plagosi me armë 30-vjeçarin pas zënkës banale, arrestohet Kledi Çyrbja

22 July 2023, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosi me armë 30-vjeçarin pas zënkës banale, arrestohet
Foto ilustruese

Policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçarin Kledi Çyrbja, i cili pas një konflikti për motive të dobëta në Shijak, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30-vjeç.

I plagosuri është transportuar në spitalin e qyetit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 të kësaj të shtune në qytetin e Shijakut. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet në ngarkim të të riut u referuan në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

 


Video