Pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kok*inës, 2 shqiptarë kapen MAT duke shitur në një lavazh!

9 Shtator 2025, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë në Peruxhia si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në zonë.

Të arrestuarit janë 18 dhe 24 vjeç dhe u pikasën pranë një lavazhi në Ponte San Giovanni.

Në momentin e ndërhyrjes së oficerëve, ata po shisnin dozat e radhës te një nga klientët e tyre.

Pasi pa karabinierët, 24-vjeçari u përpoq të ikte në këmbë, por u kap dhe u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër.

Kontrollet e mëvonshme në shtëpinë dhe banesën e tij çuan në zbulimin e 2.4 gramëve kokainë të ndarë në tre pako, si dhe 24.6 gramëve të së njëjtës substancë në pako më të mëdha.

U sekuestrua gjithashtu një peshore precize dhe u gjetën 525 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Të dy, të dy pa precedentë penalë dhe që jetonin së bashku, u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

Gjykatësi i Gjykatës së Peruxhias, pasi vlerësoi arrestimet, urdhëroi që të dy shqiptarët që të ndaloheshin të jetonin në Umbria.


Video