Publikohet FOTOJA e punonjësit të shezlongëve që përdh*noi 18-vjeçaren italiane, baba i tre fëmijëve!

9 Shtator 2025, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Leonard Preza

Leonard Preza, baba i tre fëmijëve, është 26-vjeçari shqiptar i arrestuar për përdhunimin e një 18-vjeçareje nga Campagna Lupia.

Ai është person me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe mbajtje pa leje.

Në videon e siguruar nga VoxNews ishin fiksuar momentet kur punonjësi i shezlongëve në një hotel në Durrës po tentonte t'i shiste drogë turistes italiane të ulur në breg.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

E reja ka rrëfyer në polici se ishte larguar për pak nga shoqëria e saj dhe ishte ulur në një shezlong afër hotelit ku po qëndronin.

Pikërisht aty, rreth orës 5:30, ndodhi tragjedia. 26-vjeçari iu afrua dhe e përdhunoi, ndërsa përpjekjet e saj për t’u vetëmbrojtur nuk dhanë rezultat.

Publikohet FOTOJA e punonjësit të shezlongëve që
FOTO e marrë nga joq

Preza ka pohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve.

E reja është dërguar në spital me hematoma të dukshme në duar, qafë dhe pjesë intime të trupit, gjë që konfirmon abuzimin.


Video