Përplasen dy makina në rrugën e "Arbrit", dyshohet për të plagosur

20 September 2024, 19:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy makina në rrugën e "Arbrit", dyshohet
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në segmentin e bypassit të Qafë Murrizit.

Në aksident janë përfshirë dy makina, ku siç shihet nga fotoja përplasja mes tyre ka qenë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.


Video