“Po luaja më të!”, zbardhet dëshmia e 57-vjeçares që tentoi të rrëmbente dy-vjeçaren në një supermarket

20 September 2024, 17:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po luaja më të!”, zbardhet dëshmia e
Pamje nga ngjarja

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares,, e cila tentoi të merrte një fëmijë 2-vjeçar në një market në Tiranë, është zbardhur.

Ajo ka deklaruar se po luante me fëmijën në prani të nënës së tij, duke i dhënë një çokollatë para se të dilte jashtë. Ajo ka këmbëngulur se nuk kishte qëllime për të rrëmbyer fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Barrikadave, ku gruaja mori në krahë të miturin dhe më pas u rikthye në market.

Policia e ka shoqëruar dhe dyshon se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet e rastit janë dërguar në Prokurori për procedim penal për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, mbetur në tentativë.

 

 


Video