Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibrakë, pranë Elbasanit.
Policia bën me dije se mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Për fat të mirë, të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kontrollin e mjekëve.
“Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.