Përndoqi një 48- vjeçare dhe shpërndau në rrjetet sociale të dhënat e saj, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë!

8 Maj 2025, 14:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ka përndjekur një 48- vjeçare dhe ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Video