Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli

8 Maj 2025, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtetasi italian Davide Pecorelli është ekstraduar këtë të martë nga Italia drejt Shqipërisë

Shtetasi italian Davide Pecorelli është ekstraduar këtë të martë nga Italia drejt Shqipërisë, ku u mor në dorëzim në Aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale për të vuajtur masën e sigurisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj Pecorellit është caktuar masa “arrest në burg”, pasi ai dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “mashtrimi”, “dhunimi i varreve”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Video