Përmbytjet/ ISHP këshilla qytetarëve: Shmangni bodrumet dhe nënkalimet, bëhen të rrezikshme

21 November 2022, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytjet/ ISHP këshilla qytetarëve: Shmangni bodrumet dhe
Nënkalim

Në një situatë emergjente nga përmbytjet, Instituti i Shëndetit Publik iu është drejtuar me disa këshilla qytetarëve për të mbrotjur veten e tyre. Mes këshillave të dhëna nga ISP, janë edhe ato të shmangies së vendeve të ulëta si bodrumeve apo nënkalimeve.

Udhëzimet e bëra nga ISHP:

Shmangni vende të ulëta si bodrumet ose nënkalimet. Këto bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje.
Mos ecni nëpër zona të përmbytura. Mund të jetë e vështirë të kuptohet sesa i thellë është niveli i ujit dhe çfarë qëndron në të.
Nëse duhet të ecni në ujë, kudo që të jetë e mundur ecni aty ku uji nuk po lëviz. Përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës përpara jush.
Mos ecni me makinë në zona të përmbytura. Nëse ujërat e përmbytjes ngrihen rreth makinës suaj, braktisni makinën dhe zhvendosuni në zonë apo pikë më të lartë-vetëm nëse mund të bëni këtë në mënyrë të sigurt.
Mos prekni pajisjet elektrike nëse jeni të lagur ose po qëndroni në ujë.

Përmbytjet/ ISHP këshilla qytetarëve: Shmangni bodrumet dhe


Video