Përgjimet e Sky ECC/ Arrestohet në Spanjë, Ismail Zeneli, pjesë e grupit të Ervin Matës

2 December 2023, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përgjimet e Sky ECC/ Arrestohet në Spanjë, Ismail Zeneli,
Dedan Gjoni, Isamil Zeneli, Erzen Breçani dhe Ervin Mata

Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Brecani. 

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar pardje nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. 

Ai ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil).

Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier. Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.



Video