Deputetja e Partisë Socoaliste, Ermonela Felaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen deputet e mazhorancës dhe opozitës, si rrallë herë shfaqen të gjitha së bashku.
Ato shfaqen të qeshura krah njëra tjetrës, teksa Felaj bën me dije se sot "Aleanca e Grave Deputete" ka zgjedhur kryesinë e saj.
“Aleanca e Grave Deputete zgjodhi sot Kryesinë e saj, duke i dhënë mundësi veprimi një nukli të brishtë në dukje , por që vijimisht ia ka dalë të jetë përmbajtësor në të gjithë veprimtarinë e vet. I uroj suksese AGD -së, duke besuar që më shumë se protagonizmi i cdo gruaje, do të vlejë aktivizmi dhe kontributi i secilës, sikur dhe modest, në cështje që përfshijnë më shumë shoqërinë dhe për këtë kanë impakt edhe më të fortë!”, shkruan Felaj krah fotos së postuar në rrjetet sociale.