
Aksi rrugor Qafë Priskë–Shëngjergj është pastruar nga bora dhe është trajtuar me kripë për të garantuar qarkullimin e automjeteve.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Ristani bën me dije se, pavarësisht ndërhyrjes, temperaturat e ulëta dhe rreziku i ngricave vijojnë të jenë të pranishme.
Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat.
Postimi i Ristanit
Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.
Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.
Për çdo situatë emergjente, ju lutemi kontaktoni numrin 112.