Rikthehen reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, autoritetet apelojnë për kujdes

11 Janar 2026, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kombit janë rikthyer reshjet e borës, të cilat në këto momente kanë pushuar.

Sipas kompanisë mirëmbajtëse, qarkullimi i mjeteve ka qenë normal dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Rruga paraqitet e pastër dhe po hidhet kripë në të gjithë gjatësinë e saj, pavarësisht se bora ka rënë me intensitet të lartë. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përdorin goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse.


Video