PAMJET / Dërgohet në polici makina e autorëve të atentatit në "Don Bosko"

3 Shtator 2024, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e atentatorëve

Makina e përdorur nga autorët e atentatit me armë zjarri ditën e sotme në lagjen "Don Bosko" të Tiranës, është dërguar në ambientet e policisë.

Makina që dyshohet se u përdor nga tre persona, u gjet e djegur pranë Kamzës.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi ishin ulur në lokal duke pirë kafe, kur u qëlluan të paktën 7 herë me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 14:15 minuta të kësaj të marte, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga të shtënat të dy personat në fjalë mbetën të plagosur.

Sipas policisë, autorët ishin të maskuar brenda makinës, dhe hapën zjarr pa zbritur nga mjeti.

Pritet që makina t'i nënshtrohet ekspertizës, për të bërë të mundur zbulimin e ndonjë prove që mund t'i ketë shpëtuar djegies.

Një prej të plagosurve të atentatit, Kastriot Elezaj, ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai mësohet se është ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë dhe pasi ka përfunduar dënimin është rikthyer në Shqipëri.

Video