Kush ishte shënjestra e atentatit në ‘Don Bosko’, u qëllua me silenciator. Autorët djegin makinën në ‘Institut’

3 Shtator 2024, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë pas një përplasje me armë.

Policia e Tiranës ka konfirmuar zyrtarisht se të plagosurit janë Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç.

Këta të fundit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

45-vjeçari ka plumb në kraharor, ndërsa 22-vjeçari është i plagosur në këmbë.

Shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë Kastriot Elezi. Sipas të dhënave, 45-vjeçari është person me precedentë penal të mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

Atentati ka ndodhur pranë OSHEE-së, por rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Ata kanë qenë në lokal kur janë qëlluar.

Sakaq, një automjet është gjetur i djegur në zonën e Institutit, çka ngre dyshime të forta se ngjarja është atentat.

Këtë e përforcon edhe fakti që autori/ët zbritën nga automjeti dhe qëlluan me armë me silenciator.

Video