Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah ankandet fiktiv...
4 Tetor, 19:29Fokus
Janë zbardhur detaje nga plagosja në zonën e “Don Boskos” më Tiranë.
Mësohet se dy të plagosurit kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në afërsi të OSHEE-së në Don Bosko në një lagje, kur ka ardhur një person dhe i ka qëlluar me armë.
Kastriot Elezaj është qëlluar në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi në këmbë,
Ndërkohë, burimet thonë se autori u largua me makinë pas plagosjes.
Ende nuk dihet nëse u qëllua nga makina, apo nëse autori erdhi në këmbë tek lokali dhe u largua me automjetin, tip 'Golf 5'.
Të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.