Pamje nga përmbytjet në lagjet e Durrësit, uji mbulon trotuaret dhe vështirëson lëvizjen e mjeteve!

11 Shtator 2025, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durrës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në qytetin e Durrësit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, prezenca e ujit në rrugë është e dukshme, me nivele që arrijnë në disa centimetra në disa zona.

Më problematike paraqitet situata në lagjen nr. 17, pranë stadiumit, si dhe në zonën e Shkozetit, lagje këto që tradicionalisht përmbyten pas reshjeve intensive.

Përmbytje janë raportuar edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë për shkak të grumbullimit të ujit.



Video