Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohet 30 kilogram kanabis! Arrestohet një shtetas grek

26 March 2026, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohet 30 kilogram
Foto ilustruese

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer një operacion të përbashkët me Drejtorinë e Kufirit e Migracionit. në Kapshticë.

Një grek  është arrestuar pasi në makinë iu gjet një sasi droge brenda. Sipas informacioneve paraprake, greku ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa. Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë.

Dyshohet se ai e ka marrë drogën në vendin tonë për ta transportuar drejt Greqisë. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video