Pas faqes së Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: Kemi marrë të gjitha të dhënat

25 March 2026, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas faqes së Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron edhe
“Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptar

Pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.

Në një reagim të shpërndarë në “Telegram”, ky grup pretendon se ka arritur të depërtojë në infrastrukturën e institucionit, duke deklaruar se disponon të gjitha të dhënat.

Ata e lidhin këtë sulm me akuza ndaj Postës Shqiptare për bashkëpunim me organizatën e Muxhahedinët e Popullit të Iranit, e njohur për praninë e saj në kampin Ashraf 3.

Sipas deklaratës së publikuar, “Homeland Justice” akuzon zyrtarët e institucionit për korrupsion dhe përfshirje në veprimtari që, sipas tyre, cenojnë sigurinë.

Grupi paralajmëron gjithashtu për sulme të tjera në të ardhmen.

“Ne kemi faqen dhe të dhënat e Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë”, thuhet në reagimin e tyre.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Posta Shqiptare lidhur me këto pretendime.

Pas faqes së Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron edhePas faqes së Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron edhe



Video