Olsi Rama është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme.
Voxnews.al mëson se vëllai i kryeministrit Edi Rama ndodhet në SPAK prej orës 15:00.
Është e paqartë nëse Olsi Rama është thirrur nga prokurorët e SPAK, apo nëse është paraqitur vetë.
Kujtojmë se ishte deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ai që kërkoi nga SPAK të rihapë hetimet për Olsi Ramën, dhe rolin e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Olsi Rama u kundërpërgjigj duke thënë se do të padiste për kallëzim të rremë Bardhin. Por siç zbuloi kryeministri Edi Rama, Bardhi nuk kishte bërë kallëzim për Olsi Ramën në Spak, ndaj ky i fundit nuk kishte se si ta padiste për kallëzim të rremë.
Megjithatë, SPAK tashmë ka rihapur kryesisht hetimet për Olsi Ramën, duke iu referuar informacioneve të publikuara në media.