Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi është liruar sot nga qelia, pasi i ka përfunduar afati i paraburgimit.
Kjo është hera e dytë që Abeshi, i cili akuzohet për Inceneratorin e Tiranës, del pasi u kthye më herët në burg.
Emri i Abeshit ishte mes 15 personave për të cilët SPAK firmosi urdhër-arreste më 7 dhjetor 2023 lidhur me hetimin e nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.
Ai mbante postin e kryetarit të Komisionit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit.