Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës, lihet në burg Xhelal Rraja!

12 July 2024, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës,
Arben Ndoka/ Xhelal Rraja/ Rrahman Rraja

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhelal Rrajën.

Xhelal Rraja u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Revanshi".

Vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja, akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist, Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.


Video